Njoftohet se Izraeli ka vrarë 4.156 nxënës palestinezë dhe ka plagosur 7.818 në Rripin e Gazës të bllokuar dhe Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori 2023.
Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit të Palestinës, jepen informacione për humbjet në komunitetin arsimor dhe dëmtimet e institucioneve nga sulmet izraelite.
“4.156 nxënës palestinezë janë martirizuar dhe 7.818 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se 37 nga nxënësit e vrarë dhe 282 nga të plagosurit janë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Në deklaratë, thuhet se 278 shkolla publike në Gaza dhe 65 shkolla të lidhura me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) janë bombarduar, 83 prej tyre janë dëmtuar rëndë dhe 7 janë shkatërruar plotësisht. Raportohet se gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor janë dëmtuar 38 shkolla.
Po ashtu theksohet se 29 për qind e ndërtesave shkollore në Gaza u bënë të papërdorshme sepse ato ishin dëmtuar plotësisht ose në masë të madhe dhe 133 shkolla publike u përdorën si qendra strehimi./aa