Stuhitë e forta shkaktuan ndërprerje të gjerë në një pjesë të rrjetit hekurudhor të shpejtësisë së lartë të Francës.

”Trafiku në linjën juglindore, që lidh Parisin me Marsejën dhe Montpellierin, po përjeton ndërprerje të mëdha të shërbimit”, theksoi operatori hekurudhor kombëtar SNCF.

Një tren TGV u përplas me pemët e shtrira në shinat midis Parisit dhe Dijonit. Nuk pati të lënduar, por ky aksident shkaktoi vonesa dhe anulime për 80 mijë pasagjerë.

 

Javën e kaluar, sulmet me zjarrvënie në rrjetin e shpejtësisë së lartë të Francës ndërprenë rëndë trafikun hekurudhor pak para fillimit të Lojërave Olimpike. Nuk dihet ende se kush qëndron pas sulmeve./OraNews