Plot 68 javë në krye të klasifikimeve për albumet më të shitur, Taylor Swift, lë pas këngëtarin Elvis Presley, dhe me këto ritme mund të kalojë edhe grupin The Beatles.
‘Trampolina’ më e fundit drejt këtij suksesi, për numrin më të lartë të javëve në krye të listës “Billbord 200” si artiste soliste, ishte projekti muzikor i saj “1989” publikuar në tetorin që lamë pas.
Albumi bëri për vete një publik të gjerë duke kryesuar listën për plot 5 javë.
Të dhënat e “Luminate” flasin kështu për një tjetër rekord të Taylor Swift, ndërkaq që mediet e huaja shkruajnë se kjo “rilindje” e këngëtares amerikane nisi në fakt në 2020-ën pas ndarjes nga ish menaxheri i saj Scooter Braun.
4 projektet e fundit muzikore të artistes janë shënuar prej vitit 2020 në 2023-shin, bëhet fjalë për albumet “Folklore”, “Red”, “Speak Now” dhe më i fundit “1989”.
Por jo vetëm me shitjet, Suift ka shënuar rekorde të tjera si ai me fitimin nga shitja e biletave të turit të saj “Eras” që kaloi shifrën e 1 miliard dollarëve.