Deputeti izraelit, Moshe Saada tha se idetë e ekstremistëve të ekstremit të djathtë janë bërë më të forta në Izrael dhe se janë përhapur thirrjet se "palestinezët në Rripin e Gazës duhet të shkatërrohen plotësisht".

Në fjalimin e tij në televizionin izraelit "Channel 14", Saada, një anëtar i partisë Likud të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se kohët e fundit mes izraelitëve janë shtuar thirrjet për "shkatërrimin e popullit të Gazës".

Duke theksuar se idetë e ekstremistëve të djathtë janë bërë më të forta në publik, Saada tha: "Ata thonë 'shkatërroji ata' në Kibbutz. Miqtë e mi në prokurori që debatojnë me mua për çështje politike më thonë 'Moshe, është e qartë se të gjithë banorët e Gazës duhet të shkatërrohen' dhe këto janë shprehje që nuk i kam dëgjuar kurrë".

Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë vazhduar që nga 7 tetori. Nga sulmet izraelite deri më tani janë vrarë 22.185 persona, 70 për qind e të cilëve gra dhe fëmijë ndërsa 57.035 palestinezë janë plagosur.

Kjo do të thotë se më shumë se 3 për qind e popullsisë në Gaza, ku jetojnë afërsisht 2.3 milionë palestinezë, u vranë ose u plagosën në sulmet izraelite. Ndërsa 1.9 milionë njerëz u zhvendosën në Gaza për shkak të sulmeve, më shumë se 60 për qind e shtëpive në rajon u shkatërruan./aa