Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus dënoi sulmet ndaj selisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Duke dënuar sulmet që synonin qendrën e Gjysmëhënës së Kuqe në Khan Younis në jug të Gazës dhe Spitalin Al-Amel që i përket Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, Ghebreyesus në platformën e mediave sociale X tha: "Bombardimet janë të pandërgjegjshme. Sistemi shëndetësor i Gazës tashmë është shembur. Punonjësit e shëndetësisë dhe ndihmës humanitare janë penguar vazhdimisht të bëjnë punën e tyre për shkak të konfliktit".
Ghebreyesus tha se mori pjesë në thirrjet ndërkombëtare për "armëpushim të menjëhershëm" në mënyrë që të ofrojë nevojat bazë si ushqime, furnizime mjekësore dhe ujë për civilët në Gaza.
Izraeli sulmoi selinë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe vrau 5 persona
Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ushtria izraelite ka vënë në shënjestër katin e 8-të të selisë së tyre në jug të Gazës.
Në deklaratë theksohet se nga sulmi i Izraelit në qendër kanë humbur jetën 5 palestinezë ndërsa 3 të tjerë janë plagosur./aa