Të paktën 25 persona e kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur në dy shpërthime që ndodhën pranë varrit të Qassem Soleimanit në provincën Kerman të Iranit.

Sipas televizionit shtetëror iranian, dy shpërthime ndodhën në rrugën që çon te varrezat ku u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e 4-vjetorit të vrasjes së komandantit të Forcave Kuds të Ushtrisë së Gardës Revolucionare Soleimani në sulmin e SHBA-së në Bagdad më 3 janar 2020.

Sipas njoftimeve fillestare, në dy shpërthime që ndodhën me një interval prej rreth 10 minutash, 25 persona humbën jetën ndërsa 40 të tjerë u plagosën.

Programe përkujtimore po organizohen me rastin e 4-vjetorit të vrasjes së Soleimanit, i cili humbi jetën në sulmin amerikan në Bagdad më 3 janar 2020./aa