Ushtria izraelite njoftoi se një tjetër ushtar i saj u vra në përleshjet në Rripin e Gazës.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se Shimon Yehoshua Asulin i Batalionit 924 të Inxhinierisë së Brigadës Harel u vra në përleshjet në jug të Rripit të Gazës.

Numri i ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori, kur nisën sulmet në Rripin e Gazës, thuhet se është rritur në 562, prej të cilëve 225 gjatë pushtimit tokësor.

Izraeli nisi ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës më 7 tetor, duke vrarë 27.238 palestinezë dhe duke plagosur 66.452. Ofensiva pasoi një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas që vrau rreth 1.200 izraelitë.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar./aa