Hasan Salihamixhiç, një ndër emrat më të mëdhenj të futbollit boshnjak, ka rrëfyer përvojën e tij fëmijërore kur nisën luftrat në ish-Jugosllavi dhe ku vendi i tij, Bosnja, u shndërrua tokë masakrash dhe genocidi nga ana e serbëve. Kujtojmë se ai luajti për gjigantë si HSV, Bayern, Juventus dhe Wolfsburg. Përveç kësaj, ai bëri 43 paraqitje me kombëtaren boshnjake. Lidhjen e mëpasshme me ftubollin e pati me Bayern-in, duke qenë pjesë e klubittë famshëm gjermab, madje deri dhe trajner.

Fillimet e karrierës së tij nuk ishin aspak të lehta, duke u ballafaquar me një luftë, gjë e detyroi të kapte dhe armën, duke qenë në moshë fare të re.

“Kam lindur në Mostar, ku është ura e famshme. Kam pasur një fëmijëri të shkujdesur. Babai ishte polic, nëna ime mësuese, dhe unë doja të bëhesha futbollist atëherë. Jugosllavia ishte një vend që funksiononte, ishte mirë për ne. Kishim një jetë të thjeshtë, por ishim të lumtur.

Fillova të luaj në moshën tetë vjeç, babai im, i cili ishte lojtar i ligës së dytë, ishte trajneri im i parë. Kam luajtur për të rinjtë e Jugosllavisë, dhe pas një ndeshje me kombëtaren më është dashur të kthehem në shtëpi, por nuk ka pasur fluturime nga Beogradi për në Sarajevë. Duke u kthyer me makinë, kuptova se çfarë po ndodhte dhe se situata ishte e rëndë”, e nisi rrëfimin e tij Salihamixhiç, duke vijuar:

“Dhjetë kilometra larg shtëpisë sime ishte vija e betejës. Babai më tha të merrja pistoleta dhe një kallashnikov dhe të kërkoja rrugën e shpëtimit me to.

Më pas më tha të merrja nënën dhe motrën që të përpiqeshin të arratiseshin. Si një 15-vjeçar, të kesh një kallashnikov nën shtrat nuk është normale”, kujton Salihamixhiç dramën e luftës dhe shtoi se si e la atë.

“Një mëngjes më zgjoi motra ime dhe më tha: ‘Vishuni, do shkoni në Gjermani’. Unë i thashë që nuk do të shkoja, nuk doja të ndahesha nga familja, ishte e vështirë, megjithatë mora një autobus për në Dortmund, prej nga shkova në Hamburg, ku hyra në Institutin e Sporteve.

Më duhet të them se është e vërtetë që në Gjermani nëse dikush përkushtohet dhe punon shumë, të jepet një mundësi. Përfitova nga mundësinë që e kam ëndërruar aq shumë, sepse luftova vetëm”, ka përfunduar Salihamixhiç. /tesheshi.com/