Alfred Deliallisi bën mirë mos e kthejë kokën nga stoli, pasi pankina e Erzenit duket se ka mbetur bosh këtë fillim janari. Tetë emra nuk janë më pjesë e shijakasve, që duket se do futen në merkato këtë janar për të plotësuar organikën.
Klubi shijakas bën me dije se Sokol Kiqina, Flavio Meqja, Amer Duka, Elian Çelaj, Kristi Kote, Elvis Gjoni, Edi Istrefi dhe Klodian Pjetri nuk janë më pjesë e Erzenit. Të ndodhur në vendin e tetë pas gjysmës së sezonit, Erzeni është në 'vallen' e mbijetesës dhe kërkon të afrojë emra të rinj në ekip.