Çmimet e apartamenteve pritet të rriten me 30% më shumë në vitin 2024.
Sipas agjentëve imobilarë referencat e reja që do të futen në janar do të sjellë për pasojë çmime më të larta të apartamenteve në shitje, jo vetëm në zonat pranë qendrës, por edhe në periferi.
Agjentët thonë se faktorë të tjerë që japin kontribut në këtë rritje janë edhe të huajt, të cilët dita-ditës po tërhiqen nga Shqipëria për të kryer investime.
Ndërkohë me çmimet më të larta vijojnë të mbesin apartamentet në zonën e Bllokut dhe qendrës.
Vetëm pak ditë më parë Instituti i Statistikave publikoi të dhënat se kostot e ndërtimit janë rritur me 4.2% duke ndikuar direkt në çmime më të larta për banesa tek qytetarët.
‘’Cmimet priten të rriten pasi në janar priten të futen edhe referencat e reja dhe do jetë rritja me 30%.
Cmimet e apartamenteve vitin e fundit kanë pasur një rritje të ndjeshme, kjo për shkak të ndërtimeve të reja dhe kërkesës që mbetet ende e lartë.
Një arsye tjetër që ndikon në rritjen e cmimeve të apartamenteve në Tiranë janë edhe investimet e huaja''.