Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të përcaktuar më parë nga Gjykata e Elbasanit për 3 personat që akuzohen se kanë kërcënuar biznesmenin Eral Myftaraj dhe familjarët e tij për tu tërhequr nga një tender në Bashkinë e Tiranës.
Janë lënë në burg 2 prej të arrestuarve Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Këta shtetas u arrestuan pasi u denoncuan nga biznesmeni Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove.
NJOFTIMI I GJYKATES
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Nisur nga aktet e procedimit penal rezulton se, në Drejtorin Vendore të Policisë së Elbasanit ka depozituar kallëzim penal shtetasi me iniciale E.M, i cili ka parashtruar se disa shtetas të indentifikuar si shtetasit me iniciale Sh.A dhe A.A, kanë përdorur shtetasit me iniciale E.B dhe L.K (Ç) duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij me qëllim tërheqjen nga një procedurë prokurimi publik që kallëzuesi deklaron se e ka fituar në Bashkinë Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale E.B, A.A dhe Sh.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr. 246 (13-2023-1453), datë 13.04.2023, ka vendosur:
Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit E.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim E.B si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
3. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.
4. Caktimin ndaj personit nën hetim A.A si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
5. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit Sh.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.
Caktimin ndaj personit nën hetim Sh.A si masë sigurimi atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.
7. Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos largohet nga banesa ku do të strehoet, që ndohet në…
8. Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të në banesën ku ai do të strehohet për ekzekutimin e këtij vendimi.