Grupi i mbështetësve të Enkelejd Alibeaj ka zbuluar kandidaturën për Bashkinë Fier në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Bëhet fjalë për Eriselda Zotaj Çelaj, e cila është futur në Partinë Demokratike që nga viti 2003, ndërsa sot mban pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës.

 

“Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate.

 

Ajo ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”.

 

Zotaj ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.

 

Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në çdo betejë politike dhe elektorale të Partisë Demokratike”-thuhet në njoftim.