600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e krijuar në kuadër të këtij festivali që u gërshetua jashtëzakonisht mirë edhe me mikpritjen e traditën e mirënjohur korçare.
“600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival” duke krijuar një super atmosferë, të gërshetuar jashtëzakonisht mirë edhe me mikpritjen e traditën e mirënjohur korçare”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Ky aktivitet u organizua për herë të 5-të duke sjellë motoristë të shumtë që u mblodhën në sheshin para katedrales dhe zhvilluan një paradë përqark qytetit.
Të shumtë ishin dhe qytetarët e Korçës apo turistët që u bënë pjesë e festivalit për të shijuar spektaklin që ata ofruan.