Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me investimet në universitete, hapen rrugë të reja në zhvillimin e njohurive dhe potencialeve të studentëve tanë.
Rama ndau pamje nga investimet transformuese në disa universitete të vendit të cilat krijojnë kushte bashkëkohore për studentët e pedagogët.
“Investime transformuese në universitete do të kemi këtë vit, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Universitetin Politeknik, ku ka filluar ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe rikonstruksioni i ndërtesës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, së bashku me krijimin e Muzeut të Gjeologjisë”, u shpreh ai.
Kryeministri theksoi se vijojnë investimet në Universitetin e Durrësit, me ndërtimin e godinës së Fakultetit të Studimeve Profesionale, në universitetet e Elbasanit dhe Vlorës, me ndërtimin e godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetin e Shëndetit Publik./aa