Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, (TIA) deklaron se 7.2 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, nëpërmjet këtij aeroporti.
Të dhënat janë publikuar në faqen zyrtare të aeroportit, që e konsideron turizmin e vitit 2023 një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tonë.
“ TIA shpall me krenari një moment historik të rëndësishëm, pasi i ka shërbyer 7,257,634 pasagjerëve gjatë gjithë vitit 2023. Kjo arritje shënon një rritje të konsiderueshme prej 40% krahasuar me një vit më pare dhe 117% se viti 2019, duke forcuar pozicionin e TIA-s si një çelës lojtar në industrinë rajonale të aviacionit”, thuhet në njoftimin për mediet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Viti 2023 shfaqi rritje të qëndrueshme përgjatë muajve të ndryshëm, duke theksuar përkushtimin e aeroportit për të ofruar shërbime të shkëlqyera dhe për të nxitur udhëtimin ajror.
“Totali kumulativ prej 7,257,634 pasagjerësh në vitin 2023 është një dëshmi e përkushtimit të TIA-s për përsosmëri, efikasitet dhe kënaqësinë e pasagjerëve. Aeroporti ka tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë, duke reflektuar ndikimin pozitiv të planifikimit strategjik dhe investimeve në infrastrukturë”, thekson më tej Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shpreh mirënjohjen për pasagjerët e saj, partnerët e linjave ajrore dhe palët e interesuara për kontributin në këtë arritje të jashtëzakonshme.
Aeroporti pret me padurim rritjen e vazhdueshme dhe ofrimin e një eksperience të pashembullt udhëtimi për të gjithë pasagjerët në vitet në vijim./ata