Numri i personave që humbën jetën nga tërmetet në prefekturën Ishikawa në perëndim të Japonisë dhe në bregdetin e gadishullit Noto është rritur në 92
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), në gadishullin Noto dhe në brigjet e Ishikawa nga 1 deri më 4 janar kanë ndodhur tërmete me magnitudë nga 4 deri në 7 ballë.
Katër tërmete me magnitudë nga 4.2 ballë deri më 4.4 ballë janë regjistruar sot në rajonin e gadishullit.
Raportohet se kanë vazhduar pasgoditjet.
- Nuk dihet fati i më shumë se 240 personave
Guvernatoria e shtetit Ishikawa njoftoi se 92 persona humbën jetën nga tërmetet dhe më shumë se 300 të plagosur u trajtuan në të gjithë rajonin. Më shumë se 40 persona u bllokuan nën rrënoja në të gjithë rajonin dhe më shumë se 700 të tjerë u bllokuan në pika të ndryshme për shkak të rrugëve të mbyllura.
Dëme të pjesshme u zbuluan në 165 shkolla dhe objekte në të gjithë shtetin ndërsa rreth 33 mijë persona u strehuan në 370 qendra evakuimi. Është dhënë paralajmërim se reshjet e vazhdueshme në të gjithë gadishullin Noto mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut.
Ka patur problem në furnizimin me energji elektrike të 30 mijë shtëpive dhe ujësjellësit në 80 mijë shtëpi në rajon dhe nuk dihet fati i më shumë se 240 personave.
- Numri i personelit të SDF është rritur
Raportohet se numri i personelit të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë (SDF) të dërguar në rajon për aktivitetet e kërkim-shpëtimit u rrit në 4.600.
Helikopterët e SDF-së u përdorën për të furnizuar banorët me materialet e nevojshme./aa