Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se ky vendim erdhi në mbledhjen 181-të ekzekutivit që ishte elektronike.
“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ky vendim vjen pas atij të qeverisë së Serbisë të marrë më 25 dhjetor të vitit të kaluar që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS, vendim ky që hyri në fuqi për zbatim nga 1 janari i këtij viti./ata