Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Ai tha se ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

“Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri”, shkruan Kurti./ata