Në Elbasan në zonën e Shpatit, bujtina “Sofra e Shpatit”, është një tjetër investim në sektorin e agroturizmit, i ndërtuar prej guri e me pamje fantastike të pyjeve, ku surpriza është një muze i këndshëm etnografik që dëshmon larminë e pasur kulturore të zonës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli në rrjete sociale pamje nga kjo bujtinë teksa e vizitoi atë bashkë dhe kryebashkiakun e Elbasanit Gledian LLatja.
Gjatë kësaj vizite, Kumbaro pa nga afër objektet, orenditë dhe veshjet tradicionale të zonës të ekspozuara në muzeun e bujtinës, ndërsa i çmoi ato asete dhe vlerë të shtuar për tërheqjen e vizitorëve.
“Kategorizuar si “strukturë akomoduese”, përfiton kështu edhe TVSH-në e ulur në 6% dhe bëhesh gati për një tjetër sezon fantastik”, i tha Kumbaro të zotit të bujtinës./ata