Pretendohet, së paku nëpërmjet një seti fotosh, se politikani serb që pak ditë më parë habiti Ballkanin duke kryer homazhe te varri i Adem Jasharit, njëherësh duke kërkuar falje për atë që Serbia ia bëri Kosovës në ‘99-ën, është rrahur brutalisht në shenjë hakmarrjeje nga shërbimet serkete serbe(BIA).

Kjo është pohuar nga e bija për median kroate.  Klara Sanduloviç, vajza e Nikola Sanduloviç, tha se i ati ka shenja paralizimi, veç plagëve të shumta nga goditjet që i janë bërë.

Kujtohet ndërkohë se dy vite më parë ai dhe është helmuar, si dhe është tentuar të vritet, duke mbetur i plagosur, nga një bombë që iu vendos në automjet, ngjarje e ndodhur në vitin 2010. /tesheshi.com/