Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë sot në një takim me eurodeputetë. Kurti ka kërkuar nga Parlamenti Evropian anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE.

 

 

Ai u takua me Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Ëieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogovic nga Sllovenia, Vladimir Bilcik nga Sllovakia. EPP përbën grupin më të madh politik në Parlamentin Evropian.

 

 

“Së fundmi, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022, dëshmi e formalizimit të ekonomisë, mbledhjes së borxheve dhe e gatishmërisë së qytetarëve dhe bizneseve që të paguajnë tatime. Teksa është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas Transparency International”, thuhet në komunikatë.

 

Tutje, theksohet se në këtë takim u përmend edhe aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për aplikimin në Këshillin e Evropës.

 

“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes së Parlamentit Evropian në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës dhe mbështetjes përgjatë gjithë rrugëtimit integrues. U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim. Eurodeputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

 

Vlen të theksohet se Kurti po vazhdon të qëndroi në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.