Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Japoninë qendrore në ditën e Vitit të Ri është rritur në mbi 110, thanë mediat lokale.

Sipas autoriteteve, kërkimi për mbi 200 persona në rajonin Ishikawa ende të klasifikuar si të zhdukur gjashtë ditë që nga tërmetet po vazhdon, raportoi transmetuesi publik NHK.

Të hënën, një tërmet i fortë me magnitudë 7,6 goditi provincën Ishikawa në Detin e Japonisë, duke shkatërruar disa ndërtesa dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në rrugët në rajon, pasuar nga dridhje të tjera.

Pasgoditjet kanë vazhduar, ndërsa një tërmet i fortë me magnitudë 5,4 ballë goditi prefekturën mëngjesin e sotëm, ndërkohë që autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë, raportoi transmetuesi.

Zyrtarët lokalë gjithashtu kanë probleme me dërgimin e ndihmave në zonat e prekura pasi rrugët mbeten të dëmtuara dhe shpesh të bllokuara, ndërsa mijëra shtëpi nuk kanë energji.

Rreth 33.000 njerëz janë evakuuar në rreth 370 strehimore në Ishikawa, e cila është përballur me humbjen më të madhe njerëzore dhe dëmtimin e infrastrukturës./aa