Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se përgjatë vitit 2023 në drejtim të Urgjencës Kombëtare kanë mbërritur 412.014 thirrje nga e gjithë Shqipëria si dhe janë realizuar 111.885 misione të shërbimit paraspitalor.

“Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i është përgjigjur në kohë reale të gjitha thirrjeve të ardhura nga qytetarët drejt 127 për ndihmë mjekësore”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Në buxhetin e ri 2024 është parashikuar nisja e ndërtimit të Qendrës së dytë Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, një investim që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e urgjencës, por edhe për një përballim akoma dhe më të mirë të çdo emergjence të mundshme./ata