Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito pozuan së bashku, duke kujtuar kohën kur luanin në filmin “The Twins”.

Schwarzenegger së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke pozuar me DeVitos dhe vajzës së tij, Lucy, në xhirimet e shfaqjes ku ai po luan në Broadway.

Në mbishkrimin e postimit ai ka shkruar: “Vëllai im! Ishte fantastike të shihje Danny në Broadway në “I Need That”. Ai dhe Lucy dhe të gjithë të tjerët e mbajtën audiencën gjallë, duke qeshur çdo minutë. Një nga shfaqjet më të mira që kam parë ndonjëherë, një spektakël i vërtetë nga zemra!!!! Mezi pres të punojmë sërish bashkë”.