Eksperti izraelit i çështjeve të Hamasit, Guy Aviad, deklaroi se “ende nuk ka asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje” në lëvizjen e rezistencës palestineze.
Duke folur për televizionin Channel 12, Aviad vlerësoi situatën e Hamasit dhe të burgosurve izraelitë pas sulmeve të vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori.
“Për momentin nuk ka ende asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje nga Hamasi”, tha Aviad, duke shtuar se Hamasi aktualisht është “i lumtur dhe i bashkuar”.
Duke kujtuar deklaratat e Hamasit se “nuk do të pranojnë negociata nëse nuk ka armëpushim të plotë”, Aviad vuri në dukje se vendndodhja e liderit të Hamasit në Gaza, Yahya al-Sinvar, nuk dihet.
Ai theksoi se Sinvar mund të jetë “kudo në Gaza” dhe se ka “qindra kilometra tunele” nën tokë.
“Duket se pala tjetër është e sigurt”, shtoi ai.
Guy Aviad, i njohur si “ekspert i Hamasit” në Izrael, ka libra të titulluar “Politika e terrorit” dhe “Fjalori i Hamasit”./aa