Mjekët dhe nutricionistët paralajmërojnë gjithmonë për rreziqet e konsumit të tepërt të kripës, një përbërës që është shumë i pranishëm në kuzhinën mesdhetare. Kripa, e përdorur mirë, “maskon” gatimin mediokër. Por, mund t’ju bëjë edhe dëm.

 

Konsensusi shkencor është se kripa, e konsumuar në sasi të mëdha, mund të krijojë probleme të mëdha shëndetësore. Nga sëmundjet e zemrës tek kanceri i stomakut. Për këtë arsye, ne kemi dëgjuar gjithmonë frazën “gjella me kripë dhe kripa me karar”.

 

 

Përveçse është e rrezikshme, kripa është edhe e fshehtë. Edhe pse mendojmë se po e kufizojmë me sukses marrjen e kripës në dietën tonë ditore, mund të mos jetë kështu. Nuk mjafton të mos i hidhni kripë ushqimit, çështja është se ka shumë produkte që kanë atë që quhet “kripë e padukshme”.

 

Dietologu spanjoll, Pablo Ojeda, thotë se salcat që gjenden në supermarkete kanë të gjitha kripë. Edhe ato që kanë një shije dukshëm të ëmbël, kanë një përqindje të lartë të kripës në recetat e tyre. Prandaj, ne përfundojmë duke e konsumuar këtë përbërës në një proporcion më të lartë se sa besohet.

 

 

Dy nga kryesoret që kanë kripë të fshehur janë keçapi dhe mustarda.