Macet janë kafshë që shumë prej nesh i kanë në shtëpi. Ne na pëlqen të kujdesemi për to sepse janë të pastra dhe të përkëdhelura, dhe nëse dëshironi të vizitoni “qytetin e maceve” atëherë drejtohuni në Stamboll.

Qyteti në dy kontinente është shtëpia e një numri të madh macesh, ndoshta më të mëdhenjtë në botë.

Shumë turistë kënaqen kur gjejnë këto krijesa të vogla dhe kanë mundësinë t’i përkëdhelin dhe të luajnë me to.

Qytetarët kujdesen çdo ditë për to dhe i ushqejnë e krehin, madje u sigurojnë edhe një vend për të fjetur.

Një gjë është e sigurt, macet padyshim që e zbukurojnë këtë qytet dhe i japin atij një “shpirt” të veçantë që të gjithë do ta ndjejnë.

Ato gjithashtu mblidhen në rrugë kur njerëzit luajnë muzikë, argëtojnë turmën dhe kërcejnë, dhe sigurisht që macet nuk do të ishin mace nëse nuk do të shtriheshin mbi makina.

Përveç historisë, kjo perlë në dy kontinente është e stolisur edhe me këto bukuri. /tesheshi.com/