Seancat mbi akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocidin në Rripin e Gazës filluan të enjten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Padia prej 84 faqesh provon se Izraeli qëllimisht ka lënë pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant popullsinë civile, dhe se gjithashtu i ka privuar banorët e Gazëz nga strehimi dhe ndihma të tjera humanitare, pa llogaritur vrasjet e shumta të civilëve edhe të mbrojtura nga qeveria e Tel Avivit me referencë fetare(tekste biblike).

Akademiku hebre dhe studiuesi i konfliktit izraelito-palestinez, Norman Finkelstein, tha se janë tre elementë bazë që do të ndikojnë në vendimin e çdo gjyqtari në lidhje me pretendimin e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocid në Rripin e Gazës.

Duke folur në Al Jazeera-n, Finkelstein shpjegoi se cilat janë ato elemente: faktet ligjore të paraqitura gjatë seancës, pastaj presionet politike që do të ushtrohen mbi secilin gjyqtar nga vendi i tij, dhe faktin që besueshmëria e tij si gjyqtar – dhe në fund besueshmëria e gjykatës – do të preket nëse ai merr një aktvendim që bie në kundërshtim me perceptimin popullor për rastin.

Presioni nga lobet hebraike

Ai nuk përjashtoi që lobet hebraike do të ushtrojnë presion për të mos dhënë një gjykim kundër Izraelit, por ai beson se ky presion do të ushtrohet në nivel qeverish ndaj gjyqtarëve të tyre.

Në lidhje me faktin nëse reputacioni i Izraelit do të shkatërrohej nëse gjykata vendos kundër tij, akademiku hebre tha se reputacioni i tij tashmë është shkatërruar përgjithmonë nga gjenocidi që po kryen në Rripin e Gazës dhe nga vetë fakti që çështja u dërgua në gjykatë, edhe nëse ndaj tij nuk jepet gjykimi.

Finkelstein beson se nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos kundër Izraelit, kjo do të shkaktojë “disa shkallë ankthi” për presidentin amerikan Joe Biden dhe sekretarin e tij të shtetit Anthony Blinken. /tesheshi.com/