Një burrë ka treguar se si një foto mahnitëse e peizazhit që ai shkrepi përmban një detaj të pamundur në sfond.

Sipas Mirror, Gavin Best ishte duke ecur me miqtë në Cavehill në Belfast një natë të Vitit të Ri, kur shkrepi imazhin mbresëlënës. Pavarësisht mungesës së përgatitjes dhe organizimit, 43-vjeçari kapi një imazh të përsosur, me kornizë, ndriçim dhe kompozim mbresëlënës.

Por vetëm më vonë, kur ai po rishihte foton, Gavin vuri re një detaj të pamundur në sfond. Teksa shikonte imazhin, krejt rastësish kishte kapur një person në distancë në një moment të papritur.