Temperaturë, kollë dhe komplikacione të tjera shkaktojnë dy variantet e gripit që po qarkullojnë këtë sezon, sqaron Artan Simaku ekspert pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Deri në 11 mijë raste të infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme verifikohen çdo javë në të gjithë vendin
Për mjekun, vaksinimi është i domosdoshëm pasi sëmundja kalohet më kollaj sidomos për moshat e treta që vuajnë dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Ashtu si çdo sëmundje dhe ky virus lë pasoja nëse nuk ndiqeni tek mjekët e qendrave shëndetësore.
Për mjekun Simaku duhet pasur kujdes dhe duhet ta monitoroni shëndetin në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja.