Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Filipinet.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 100 kilometra larg brigjeve të qytetit Sarangani në jug të vendit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti 6.7 ballë, i cili ndodhi në një thellësi prej 70.3 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Filipinet, një nga vendet me lëvizjet më sizmike në botë, ndodhet në Zonën Sizmike të Paqësorit, e njohur si "Unaza e Zjarrit"./aa