Mjegulla ka mbuluar rrugën e Kombit këtë të hënë.
Segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri ne Fushë-Dukagjin ka pasur dendësinë më të madhe të mjegullës.
Dendësia e mjegullës dhe lagështira ne rrugë kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes, ndërsa mjegulla vijon të jetë prezente gjatë gjithë ditës se hënë.