Ushtria izraelite njoftoi se 27 oficerë dhe ushtarë të saj u plagosën në 24 orët e fundit, 23 prej tyre në përleshjet tokësore në Rripin e Gazës.

Të dhënat në faqen e internetit të ushtrisë izraelite tregojnë se numri i oficerëve dhe ushtarëve të plagosur që nga 7 tetori është rritur në 2.465.

Mësohet se 27 ushtarë dhe oficerë u plagosën në 24 orët e fundit, 23 prej të cilëve në përleshjet tokësore në Rripin e Gazës.

Gjithashtu thuhet se 447 ushtarë izraelitë, 50 prej të cilëve u plagosën rëndë, vazhdojnë të mjekohen në spitale.

Ushtria izraelite njoftoi se që nga 7 tetori, kur nisën sulmet e tyre në Rripin e Gazës, janë vrarë 519 ushtarë të saj, 185 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor./aa