Një peshkaqen i rrallë tigër me dhëmbë të mprehtë si brisk, u gjet në Devon dhe besohet të jetë i treti i këtij lloji që është vërejtur ndonjëherë pranë Britanisë së Madhe.

 

 

Peshkatari Barry Trevett, 40 vjeç, ishte në det pranë qytetit Lyme Regis, kur vuri re grabitqarin 3 metra të gjatë që notonte i ngordhur në ujë. Ai përdori një litar për ta tërhequr në bord.

 

“Ishte një gjë kaq mbresëlënëse, gjatë gjithë viteve të mia nuk kam hasur kurrë diçka të tillë”, tha Barry për The Sun.

 

 

Ai shtoi: Shpejt e kuptova se është një peshkaqen që nuk është menduar të jetë në ujërat tona. U habita kur pashë një krijesë kaq të mrekullueshme, por u pikëllova që kishte ngordhur.

Barry raportoi zbulimin e tij në Shoqërinë Zoologjike në Londër, por ata erdhën për ta marrë trupin vetëm të mërkurën mbrëma, që do të thotë se Barry duhej ta mbante peshkaqenin në pjesën e pasme të fugonit të tij në frigorifer, për dy ditë.

 

Peshkaqenët tigër me dhëmbë të vegjël dhe të mprehtë, zakonisht gjenden në ujërat përreth pjesëve të Afrikës, Australisë dhe Amerikës Qendrore.

 

Është një nga llojet e peshkaqenëve të rrezikuar. Ky është rasti i tretë kur një peshkaqen i këtij lloj gjendet në ishujt britanikë, ku dy prej tyre janë parë dy muajt e fundit.

 

Është spekuluar se speciet janë duke u parë në detet rreth Ishujve Britanikë, sepse ndryshimet klimatike po ngrohin ujin.