Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kërkoi "pauzë të re humanitare" për dërgimin e ndihmës te palestinezët në Rripin e Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë gjermane DPA, Baerbock u takua me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry dhe deklaroi se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza.

"Vuajtjet e kaq shumë palestinezëve të pafajshëm nuk mund të vazhdojë kështu. Ka nevojë për më shumë pauza humanitare për dërgimin e më shumë ndihmave për njerëzit", theksoi Baerbock.

Ajo potencoi edhe një herë se është pro zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve. Shefja e diplomacisë gjermane njoftoi se do të vizitojë pikën kufitare të Egjiptit, Rafah, që hapet për pjesën jugore të Rripit të Gazës./aa