Ushtria izraelite njoftoi se pesë ushtarë të tjerë të saj u vranë në përleshjet në Rripin e Gazës.
Ushtarët Amit Moshe Shahar, Denis Krokhmalov, Ron Efraimi, Roy Avraham Maimon dhe Akiva Yasinsky u vranë në përleshjet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi radioja ushtarake e Izraelit.
Në 24 orët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë u vranë në përleshjet në Gaza.
Në deklaratë thuhet se një ushtar izraelit u plagos rëndë gjatë përleshjeve, duke mos dhënë asnjë informacion shtesë.
Që nga 7 tetori, kur nisën sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë është rritur në 519, nga të cilët 185 pas fillimit të operacionit tokësor./aa