Lëvizja Hezbollah në Liban njoftoi se 2 anëtarë të tjerë të saj humbën jetën në përleshjet me ushtrinë izraelite në kufi.

Hezbollahu bëri një deklaratë për përleshjet me ushtrinë izraelite.

Në deklaratë thuhet se kanë humbur jetën edhe 2 anëtarë të Hezbollahut të quajtur Hasan Ismail dhe Muhammed Nasr.

Numri i anëtarëve të Hezbollahut që u vranë në përleshjet me ushtrinë izraelite që nga 8 tetori është rritur në 157.

Përveç kësaj, 28 civilë libanezë, 5 civilë izraelitë dhe 9 ushtarë izraelitë humbën jetën nga përleshjet./aa