Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar një video ku tregon avionin luftarak Su-25 gjatë sulmit ndaj pozicioneve ukrainase në rajonin e Donetskut.

Ministria njoftoi se sulmi është kryer me raketa ajrore të padrejtuara S-8. "Forcat ruse shkaktuan dëme në personelin e ushtrisë ukrainase dhe pajisjet ushtarake në rajonin e Donetskut, duke eliminuar rreth 240 ushtarë të armikut", raportoi agjencia e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Sukhoi Su-25 mbetet shtylla kryesore e regjimenteve sulmuese tokësore ruse. Su-25SM është i aftë të mbajë dy bomba bërthamore. Ato janë përcaktuar në Rusi si "bomba speciale të avionëve"./aa