Vit pas viti në vendin tonë po përkeqësohen treguesit e lindshmërisë në raport me Europën, duke u kthyer në rrezik serioz të plakjes së popullsisë me ritme të larta.
Sipas një renditje që publikoi së fundmi INSTAT-i, lindshmëria në Shqipëria regjistroi përqindjen më të ulët që nga viti 2015.
Për të kuptuar më shumë nga këto shifra shqetësuese e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte Olta Caca, përgjegjëse e sektorit të popullsisë në INSTAT.
“Ky trend në rënie nuk është fenomen i fundit, ka një dekadë apo edhe më shumë që lindshmëria ka shfaqur një rënie të dukshme. Një grua nuk arrin dot të lindë dy fëmijë që janë të nevojshëm për zëvendësimin e prindërve që janë të nevojshëm në dekadat e ardhshme.
Në vitet e ardhshme do të kemi një popullsi më të moshuar, dhe më të vjetër, nëse vijojnë këto shifra.
Këtë fenomen e kanë kaluar edhe vendet e tjera, por ky trend ka shkuar në standardet evropiane edhe më të ulët që është niveli 2.1 % që është norma bazë e zëvendësimit.
Qarqet me lindshmëri më të ulët me nën 1% është Korça dhe Vlora. Edhe Tirana me norma të ulëta me 1.3 të lindshmërisë.
Niveli i zëvendësimit është shumë larg dhe kjo do të ndikojë në dizbalancën e popullsisë ”, u shpreh ndër të tjera Olta Caca, përgjegjëse e sektorit të popullsisë në INSTAT.