Në edicionin e kësaj të shtune të “Real People”, Ruzhdi Qarri, një 72-vjeçar nga Gjakova, ndau pasionin e tij si zdrukthëtar dhe historinë e tij të familjes, e cila është njohur për këtë zanat për breza.
Ruzhdiu theksoi se zanati është në një rrugë të vështirë, duke u përballur me zhdukjen, pasi shumë zanatlinj e kanë braktisur këtë profesion.
“Ky është një zanat në zhdukje e sipër. Shumë zanatlinj e lanë këtë zanat. Disa kanë vdekur, dhe djemtë e tyre nuk kanë mundur ta trashëgojnë këtë profesion,” shpjegoi ai.
Pavarësisht sfidave, Ruzhdiu i është përkushtuar zdrukthëtarisë për vite me rradhë, duke ndjekur hapin e gjyshit, babait dhe dajës së tij.
Ruzhdiu tha e sheh zdrukthëtarinë si një pjesë të rëndësishme të identitetit të tij dhe të kulturës së vendit, duke shpresuar që pasioni i tij të frymëzojë brezat e ardhshëm për të ruajtur këtë traditë./EuroNews