Këtë mëngjes, përmes një një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga pyjet në luginën e Gashit dhe Rajcës, të cilat janë pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO.
Krahas videos, kreu i shtetit shkruan se këto pyje janë një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore.
Ndërsa shton se viti 2024, është shpallur "Viti i Pyjeve".
“Mirëmëngjesi dhe me peizazhet plot oksigjen të pyjeve të vjetra të ahut në luginën e Gashit dhe në Rrajcë, pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, si një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore në Vitin e Pyjeve siç e kemi shpallur 2024, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.