Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, hyrja në parqet arkeologjike Shkodër-Lezhë do të jetë falas.
Kjo është një mundësi e mirë për të eksploruar historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore.
DRTK Shkodër ftoi që të shfrytëzohet 18 prilli, si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar dhe përjetuar trashëgiminë tonë, në harmoni me natyrën, historinë e kulturën.
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve mbahet më 18 Prill çdo vit në mbarë botën. Qëllimi është të ndërgjegjësohemi për diversitetin e trashëgimisë kulturore, cenueshmërinë e vendeve dhe monumenteve dhe të bëhen përpjekjet e nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre./ata