Spitali i Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje se si është gjendja në këtë spital dhe projektin për transformimin e tij.

 

Rama tha se projekti që do të nisë shumë shpejt për Spitalin e Kardiokirurgjisë do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT.

 

Projekti do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vasale, përmirësimin e teknologjisë dhe kushteve të punës për personelin e këtij spitali dhe shërbime më cilësore për pacientët.

 

Ky projekt përfshin 4 203 m2 sipërfaqe ndërtimi, katër salla operacioni, infrastrukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë, ndërsa ka një kapacitet prej 80 shtretër.