Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u martua sot me të fejuarin e saj, Clarke Gayford në një ceremoni shumë të thjeshtë #.
Ngjarja ndodhi në një vresht në bregun lindor të ishullit verior të Zelandës së Re, në rajonin e Gjirit Hawke, ku jeton familja e Gayford.
Ceremonia në kantinën ”Craggy Range” u zhvillua mes sigurisë së lartë.
Ardern nuk ka komentuar publikisht për martesën.
Mediat lokale raportuan se ajo kishte veshur një fustan nga stilistja e modës nga Zelanda e Re, Juliette Hogan.
”Në ceremoninë e vogël morën pjesë familjarë, miq të ngushtë dhe ligjvënës vendas, përfshirë ish-kryeministrin Chris Hipkins”, raportoi ”Stuff” dhe ”New Zealand Herald”.
Planet origjinale të Ardern për t’u martuar me Gayford në Gisborne në janar 2022 u prishën për shkak të kufizimeve antikoronavirus në vend.
Çifti u fejua në fillim të vitit 2019, pothuajse një vit pasi mirëpritën vajzën e tyre, Neve në qershor 2018.
Kur ajo dha dorëheqjen e papritur si kryeministre në janar të vitit të kaluar, duke përmendur lodhjen, Ardern iu drejtua Gayford gjatë konferencës për shtyp duke thënë ”le të martohemi më në fund”./ata