Në qytetin e Shkodrës po kryhen punimet për rikonstruksionin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet në këtë pallat, i cili do të ketë së shpejti mjedise më cilësore për ekipet e Vllaznisë.

“Pallati i sportit “Qazim Dervishi”, një objekt ikonë e traditës sportive të Shkodrës, ku prej ditësh po punohet intensivisht për të shndërruar mjediset në më cilësore dhe më funksionale për ekipet që përfaqësojnë ngjyrat e Vllaznisë”, tha Rama.

Rikonstruksioni përfshin izolimin e tarracës, lyerjen e të gjitha ambienteve, ndërhyrja në dhomat e zhveshjes, tek fasada etj./ata