Egnatia triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në Rrogozhinë, duke marrë kështu 3 pikë të rëndësishme në kampionat. Tentativa e parë serioze erdhi në minutën e katërt nga Bintsouka. Vendasit nga Rrogozhina morën epërsinë në minutën e 14-të, një top nga krahët i Ndrecës për Montenegron u shfrytëzua në maksimum nga sulmuesi kostarikan.

Pas gjysmë ore loje, të kuqtë pësuan edhe golin e dytë. Një sprint fenomenal i Fernandos, dribloi disa lojtarë kundërshtarë, për t’i shërbyer më pas golin e dytë Montenegros. Kryeqytetasit “u zgjuan” në fundin e pjesës së parë, Keko çoi dëm një rast të artë, sulmuesi bëri gaboi përballë Sherrit.i

Në fillimin e pjesës së dytë, Egnatia shfaqet kërkuese, Montenegro ia afrua shumë golit. Në minutën e 56-të, ekipi i Shehit reklamoi penallti për një mbajtje në zonë të Sotës, nuk mendoi kështu arbitri. Egnatia shënoi  të 3-tin me Fernandon pas asistit të Montenegros, por goli u anulua me VAR nga gjyqtari Alla për shkak të një faulli të Montenegros ndaj portierit Qirko.

Në minutat e fundit, Skuka “tundi rrjetën” për Partizanin, një gol i i cili ndezi shpresat tek këta të fundit. Gjithsesi, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me ekpin e Edlir Tetovës që kryeson klasifikimin me 57 pikë. Takimi i radhës për rrogozhinasit është ndaj Laccit, në transfertë. 47 pikë ka Partizani i vendit të 3-të, që tregon edhe një herë formën jo të mirë që po kalon. Sfida e radhës është ajo derbi ndaj Dinamos.