Petrit Malaj është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë prezantimit të Malajt, bëri të ditur se në këtë Agjenci ka nisur një reformë rrënjësore.
“I japim mirëseardhjen Petrit Malajt, drejtorit të ri të AKBN-së. Një Agjenci e rëndësishme, ku tashmë kemi nisur një reformë rrënjësore për ti dhënë këtij institucioni vëmendjen që i takon, në një kohë kur sektori minerar dhe veçanërisht nën toka po merr gjithmonë e më shumë rëndësi, tashmë edhe nga Bashkimi Europian”, deklaroi ajo./ata