Peter Willems nga Belgjika se bashku me bashkëshorten e tij 15 vitesh kalon pushimet në Pogradec.

Ai thotë se arsyeja që vjen prej kaq shumë vitesh në qytetin liqenor janë njerëzit mikpritës, ushqimet e shijshme, liqeni dhe qetësia që ai gjen këtu.

“Ne vijmë nga Belgjika, kemi shumë vite që vijmë çdo verë këtu. Është shumë bukur çdo vit e më tepër, zhvillim patjetër që ka. Infrastruktura po ndryshon, këtu njerëzit janë shumë mikpritës, liqeni të fal qetësi, çmimet janë shumë të përballueshme dhe ne kënaqemi përherë kur vijmë”,-u shpreh Peter Williams.

Gjatë gjithë këtyre viteve Peter u ka folur miqve të tij për Pogradecin dhe bukuritë që ofron ky qytet, të cilët kanë qënë të interesuar për ta vizituar .

“Është hera e parë në Shqipëri, në Pogradec. Me pëlqen shume, Jam shume i suprizuar. Çfarë më pëlqen më tepër? Vajzat! Shoku im më tha të vij këtu dhe nuk pendohem që erdha. Çmimet më befasojnë dhe dashuria që njerëzit kanë”,-tha Steven Christiaens.

“Hera e parë që vij në Shqipëri. Fqinjët tanë na treguan për Pogradecin dhe na kërkuan të vinim këtu. Unë jam e dashuruar me njerëzit këtu, liqeni, ushqimet, çmimet, qetësia. Këtu mund të çlodhesh”,-tha Chantal De Bruyne.

Qyteti i Pogradecit bashkë me fshatrat turistike të Linit e Tushemisht por dhe zonën e Mokrës ku ndodhen dhe varet ilire dhe Ura e Golikut janë vizituar nga shumë turistë të huaj, kryesisht të ardhur nga Europa Veriore./Tema