Në Türkiye janë ndaluar 15 nga 19 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste në operacionin kundër organizatës terroriste DAESH të zhvilluar në 12 provinca me qendër në qytetin Izmir.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Byroja për Hetimin e Krimeve Terroriste të Prokurorisë Publike të Izmirit, janë lëshuar urdhër-arreste për 19 të dyshuar për akuzat e “shkeljes së ligjit për parandalimin e financimit të terrorizmit” dhe “propagandë për organizatë terroriste” kundër organizatës së armatosur terroriste DAESH.

Ndërkohë, 15 të dyshuarit u kapën në operacionet e kryera në 12 provinca, me qendër në Izmir.

Po vazhdojnë përpjekjet për kapjen e të dyshuarve të arratisur./aa