Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook pritet të hapë dyqanin e parë të kompanisë në Indi të martën, në qytetin Mumbai.
Ai gjithashtu do të marrë pjesë në hapjen e një dyqani të dytë në kryeqytetin Delhi të enjten, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, produktet e Apple kanë qenë të disponueshme në Indi ose në internet ose përmes një rrjeti të gjerë të ri-shitjes së produkteve.
Të hënën, Cook shkroi në Twitter se ai “mezi pret të mirëpresë” klientët në dyqanin e ri në Mumbai.
Më herët gjatë ditës, Apple iu kishte dhënë disa blogerëve dhe analistëve një pamje paraprake të dyqanit, i cili ndodhet në një lagje luksoze të qytetit. Dizajni i dyqanit është frymëzuar nga taksitë zi-verdhë që janë kudo në Mumbai. /Telegrafi/